Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, flet avokati i tij: Po transferohet në burgun e Fierit

Sep 27, 2024 | 18:56
SHPËRNDAJE

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat, pasi deputeti demokrat u vetëdorëzua në policinë e Tiranës.

ledi braho

Braho tha se që mbrëmjen e sotme (27 shtator) Salianji po transferohet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin me një vit burg, vendim i marrë nga Gjykata e Apelit për veprën penale kallëzim i rremë.

“Ervin Salianji siç e patë u vetëdorëzua, nënshkruam të gjithë procesverbalet. Patëm një sjellje krejtësisht korrekte nga drejtuesit e policisë dhe oficerët përkatës që kryen procedurën. Duhet të kemi të qartësisht politike, zoti Salianji e ekzekutoi atë vullnetarisht dhe u nis drejt burgut të Fierit. Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit”, tha avokati.

Pyetje: I druhet klienti juaj një përplasje në burg me të burgosurit e tjerë, zyrtarë socialistë që shpesh Salianji i ka denoncuar së fundmi për abuzimi të shumta?

Braho: Nuk ka asnjë problematikë të tillë. Gjithsesi, është detyra e e shtetit të shmangë përplasje në burgje. Nuk është detyra e Salianjit për të shmangur përplasjet nëpër burgje. Problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje haptazi politike, që pavarësisht kësaj u ekzekutua sot vullnetarisht nga Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura