“San Siro një mrekulli”, rrëfehet “luftëtari” Taremi: S’jam ende në 100 %, jap gjithçka në fushë

Aug 26, 2024 | 20:03
SHPËRNDAJE

Mehdi Taremi nuk shënoi, por luftoi dhe ndihmoi skuadrën. Sulmuesi i Interit është i lumtur tregon madhështinë e “San Siro”-s dhe thotë se Mkitarian e ka ndihmuar shumë në këtë aventurë.

Mehdi-Taremi-Inter-Milan

BESIM- “Unë jam këtu për të dhënë kontributin tim në një skuadër që ka shumë yje dhe lojtarë të rëndësishëm. Jam maksimumin në çdo stërvitje dhe në ndeshje për të qenë në formë. Edhe te Porto kam qenë në stol, por niveli im rritet duke marrë minuta. Objektivi është që t’i jap një dorë skuadrës, pse jo duke tentuar edhe vendin e titullarit”.

TË TRE- “Nuk e di nëse mund të luajmë në sulm të tre bashkë me Lautaron dhe Turamin. Kjo është diçka që e vendos trajneri dhe duhet të pyesni atë. Unë thjesht dua të ndihmoj ekipin si për 10 ashtu edhe për 90 minuta”.

ROVESHATA- “E tentoj herë pas here, por nuk doli”.

GRUPI- “E vlerësoj shumë Mkitarianin që tha fjalë pozitive për mua në fillimin e ndeshjes. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Ata besojnë në aftësitë e mia dhe unë do të provoj që të përmirësohem hap pas hapi. Mkitarian sigurisht është një nga ata që më ka ndihmuar më shumë edhe me përkthimet gjatë stërvitjeve

FORMA- “Gjatë fazës përgatitore kam pasur një dëmtim dhe të luaja 90 minuta për mua ishte një sinjal shumë pozitiv. Dua të gjej ende formën fizike. Ishte e rëndësishme që të ndihmoja skuadrën. Nuk jam ende në 100%, por duke punuar dhe duke luajtur besoj që do të arrij shumë shpejt”.

INTERI- “Unë kam luajtur me Porton, një eksperiencë e bukur dhe një skuadër e madhe, por Interi është tjetër realitet. Është një prej klubeve me më shumë histori në Europë. Kur u futa në ‘San Siro’ u befasova. Është një stadium magjik dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Tifozët për mua janë shumë të rëndësishëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura