“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u…”- Xhensila Myrtezaj reagon ashpër në rrjetet sociale: Është përbaltur emri im! Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike

Feb 2, 2024 | 22:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër me anë të një insta-story , në lidhje me një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi.

xhensila

Reagimi ka ardhur pasi këngëtares i është dërguar një video, për të cilën ajo shprehet se është përbaltur emri i saj.,

Ajo shkruan se deri më tani ka heshtur, por nga ky moment do të mbajnë përgjegjësi juridike ata që shpifin për të.

WhatsApp Image 2024-02-02 at 10.13.20 PM

Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk  njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.

Kujtojmë që kohët e fundit është përfolur shumë, për një ndarje të mundshme të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, një prej cifteve me të njohur të estradës shqiptare.

Dyshimet kanë nisur pasi artistët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë shtuar pasi dyshja ka hequr fotot nga rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura