Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi deklaratat e saj se ‘peshku i madh në telefonin e saj është Rama’ tha se ajo është në hall.
Por në një postim në Facebook, Kryemadhi e quajti kreun e qeverisë si “satelit pa bisht”.
“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë””, u përgjigj Kryemadhi.
Ndërsa Rama u pyet në Opinion për këtë reagim, duke thënë: Ca është kjo tani, pse na e dekradon këtë bisedë se të vjen një letër…nga…E dëgjon ca gjuhe. Këta janë njerëz në hall.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al