Ambientalisti Sazan Guri ka folur ditën e sotme në emisionin për “Panorama e Mëngjesit” për efektin e antenave dhe objekteve të tjera që lëshojnë valë dhe rrezatim, kanë në shëndetin e qytetarëve.
Ai u shpreh në një bisedë me moderatorët Klevin Muka dhe Megi Latifi se antentat duhet të jenë shumë të larta dhe të pakta në numër.
“Vala vjen si rrezatim, si frekuencë. Celulari duhet mbajtur 30 cm larg, priza elektronike 1 m larg. Kullat e larta bëjnë që antenat të mos komunikojmë me njëra tjetrën dhe vihen shumë antena.
Fëmijët e kanë shumë të shpejtë aftësinë e thithjes së fushës elektromagnetike, mosha e tretë dhe të sëmurët. Me 4G truri arriti maksimumin e përballjes me një fushë elektromangetike.
Për të shmangur këtë duhen antena të larta, të pakta në numër dhe jo një antenë për një bllok pallatesh. Ndotja është graduale. Nëse plumbi vret një person, mjedisi vret një komunitet të tërë vetëm në një formë graduale. Sëmundjet kanceroze kanë zbritur në moshën 30-vjeçare”, deklaroi ai.
Guri theksoi se lidhja direkte e telefonit me trupin e njeriut është i dëmshëm për shëndetin.
“Lidhja direkte e trupit me telefonin është i dëmshëm për shëndetin. Njeriu duhet të bëjë shumë kujdes. Ka sot aparate brenda një zyre. Lëre dhomën e gjumit të qetë, pa telefonin afër. Janë gjëra që një pjesë e njerëzve nuk dinë dhe nuk duan të flasin”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al