“S’duhet të ketë pension nën 300 euro”- Bardhi prezanton nismën në Komisionin e Ligjeve: Paratë e qytetarëve të mos shkojnë për fatura që i fut në xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj

Sep 10, 2024 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, nismën për rritjen e pensionit minimal deri në 300 euro në vitin 2029.

gazment bardhi

Ai u shpreh se paratë e qytetarëve duhet të mirëadministrohen dhe të mos shkojnë për fatura “që i fut ne xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë”.

“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro. Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tendera që pasurojnë oligarkët. Kjo mund të ndodh neqoftëse parat e qytetarëve mirë administrohen dhe nuk shkojnë për fatura që i fut ne xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë ”, u shpreh Gazment Bardhi.

Amendamenti i dytë kërkon që të heqë afatin kohor të tërheqjes së pensionit. Ligji aktual parashikon se një pensionist mund të lërë të pa tërhequr pensionin e tij deri në tre vite, ndërsa propozimi i Bardhit kërkon që afatet ligjore të hiqen dhe pensionisti ta tërheq atë kur të dëshirojë.

“Pensioni nuk duhet kuptuar në asnjë rast si dhuratë apo mëshirë, por duke qenë se rrjedh nga kontribute shumëvjeçare, si një e drejtë e patjetërsueshme që ka çdo qytetar për të përballuar kostot e jetesës në vitet që nuk është aktiv për punë”, tha ai.

1 2 3 4 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura