Së bashku me të vëllanë kërcënuan një 34-vjeçar që t’u jepte 200 000 euro, vendoset në pranga i riu

Sep 6, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçari, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij ka kërcënuar një 34-vjeçar që t’iu jepte 200.000 euro.

arrestim

Në pranga ka rënë i riu me iniciale E. D., banues në Belsh, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Ai akuzohet se më datë 12.08.2023, në bashkëpunim me vëllanë e tij, i cili është arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Pressure”, dyshohet se kanë kanosur një 34 vjeçar që t’iu jepte shumën 200.000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, që ai t’iu jepte 200 000 euro.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Shtetasi E. D., më datë 12.08.2023, në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Pressure”), dyshohet se kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura