Themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, edhe pse nuk e takoi kurrë personalisht Marilyn Monroe, zgjodhi 25 para vdekjes së tij që të varrosej pranë saj duke shkaktuar reagime të forta.
Në vitin 1992, Hefner bleu varrin pranë saj në varrezat e Westwood Village Memorial Park, duke arsyetuar se Monroe ishte ikona që lançoi Playboy. Në një intervistë në vitin 2012, ai tha: ”Ndjej një lidhje të dyfishtë me të, sepse ajo ishte çelësi për fillimin e Playboy. Ne kemi lindur në të njëjtin vit.”
Zgjedhja e tij u konsiderua e diskutueshme, duke pasur parasysh obsesionin e tij ndaj Marilyn Monroe, të cilën nuk e kishte takuar kurrë personalisht.
Marilyn Monroe ishte personi që lançoi në thelb suksesin e Playboy, pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të parë të revistës në vitin 1953. Megjithatë, ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj për publikimin e fotove të saj nudo, të cilat ishin bërë për një kalendar, për vetëm 50 dollarë.
Në autobiografinë e saj ajo ka deklaruar: “Nuk kam marrë kurrë një falenderim të vetëm nga të gjithë ata që kanë bërë miliona nga një foto e mia nudo. Madje më duhej të blija një kopje të revistës për të parë veten”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al