Prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.
Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se vetë Dako u shpreh në seancë se leja për pallatin ishte vendim kolegjial dhe sa i përket tenderit për vijën bregdetare, projekti mund të verifikohet pasi ekziston.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al