Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kina, mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia! I bëj thirrje që…

Sep 6, 2024 | 19:20
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kinës që të ndalojë mbështetjen e luftës ruse në Ukrainë dhe deklaroi se ndihma e Pekinit është faktor i rëndësishëm në vazhdimin e luftës.

stoltenberg

“Kina është bërë mbështetëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Oslo.

“Kina është ajo që mundëson prodhimin e një pjese të madhe të armëve të përdorura nga Rusia”, ka thënë ai.

Stoltenberg paralajmëroi Pekinin se përshkallëzimi i vazhdueshëm i luftës në Ukrainë mund të ndikojë negativisht në interesat dhe reputacionin e vendit.

“I bëj thirrje Kinës që të ndalojë së mbështeturi luftën e paligjshme të Rusisë”, ka shtuar Stoltenberg.

Kina i ka përshkruar më parë deklaratat e ngjashme si dashakeqe dhe të njëanshme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në korrik se nuk donte që Kina, e cila ka partneritet “pa kufij” me Rusinë, të vepronte si ndërmjetëse, por se shpresonte që Pekini të ushtronte më shumë presion mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura