Sekuestrohen 200 kilogramë kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë! Lënda narkotike ishte fshehur në 4 automjete

Oct 1, 2024 | 8:40
SHPËRNDAJE

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në Vimercate të Italisë, ku kanë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë.

policia italiane

Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira.

Operacioni ka ndodhur më 27 shtator, por është bërë publik vetëm orët e fundit.

Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i trete, edhe ky shtetas shqiptar, të cili dy bashkëkombësit i kishin  dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë.

Në total droga e sekuestruar arrinte në mbi 200 kilogram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura