Sekuestrohen municione dhe mjete që mund të përdoreshin nga grupet kriminale, Ministri i Brendshëm: Pres më shumë për zbardhjen e ngjarjeve

Dec 5, 2023 | 10:49
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar operacionin e Policisë, prej të cilit u sekuestruan mjete dhe municione luftarake që mund të përdoreshin nga grupe kriminale.

Takimi_Balla

Ndërsa rendit mjetet e sekuestruara në Lezhë dhe numrin e shtetasve të proceduar në disa qarqe të vendit, Balla shkruan se pret më shumë nga strukturat hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Njëkohësisht ai ndalet të përgëzojë Policinë për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

“SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI”

12 të arrestuar/proceduar në Lezhë, Dibër, Kukës, Fier, Shkodër dhe Tiranë.

Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak janë sekuestruar në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Ndërsa në Lezhë janë sekuestruar automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine.

LEXO EDHE: Zbulohet në Fushë Kuqe baza ku furnizoheshin grupet kriminale! Nga eksploziv, veshje kamuflazhi, tek targat e vjedhura

Ditën e sotme, Policia njoftoi se kishte zbuluar në Fushë-Kuqe një bazë ku grupet kriminale furnizoheshin me mjete të ndryshme për të kryer krime kundër personit, nga veshje për kamuflazh, eksploziv e targa të vjedhura.

Baza u gjet gjatë kontrolleve në fshatin Gorre, në një banesë të vjetër në pronësi të 40 vjeçarit me iniciale A. L., nga shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura