Kanceri i lëkurës është një sëmundje agresive dhe e rrezikshme, ndaj dhe duhet që të kemi kujdes të veçantë në stinën e verës, ku rrezet e diellit janë gjithnjë e më të forta dhe ndikimi i tyre në lëkurën tonë është dhe i dëmshëm, sidomos për lëkurat e ndjeshme apo ato me nishane delikate.
Dermatologia dhe kirurgia plastike, Ferdiola Gjonaj tek ‘Rudina’ tha se kjo sëmundje është agresive pasi depërton në të gjithë trupin dhe përhapet kudo, ndaj dhe është mirë nëse e evidentojmë në kohë.
Lidhur me shenjat e para të kësaj sëmundje, dermatologia tha se mund të nisë me daljen e një nishani, kryesisht në shputat e këmbës dhe thonj.
Pse është kaq e rrezikshme kjo sëmundje e cila merr një vëmendje të veçantë në stinën e verës?
Ferdiola Gjonaj: Kanceri i lëkurës nuk është një sëmundje agresive, por ka disa nëntipe e cila është melanoma që është forma më e pabesë. Është agresive sepse menjëherë depërton në të gjithë trupin dhe përhapet dhe pse në atë vend ku shfaqet është shumë e vogël, direkt jep ato metastazat dhe ndonjëherë brenda pak muajve, kapet në stade shumë të avancuara, ndërkohë që një kancer tjetër, ti mund ta lësh me vite të tëra dhe shkon shumë mirë. Melanoma brenda pak muajve mund të japë metastaza në të gjithë trupin dhe pastaj kalon në stade të tjera. Është shumë agresive.
Cilat janë shenjat e para të melanomës të cilat mund t’i konstatojë secili në trupin e vet. A mund të jemi ne në gjendje të kuptojmë diçka?
Ferdiola Gjonaj: Arsyeja pse femrat kanë vdekshmëri më të ulët krahasuar me meshkujt, është se janë më vëmendshme ndaj trupit të tyre. Sigurisht nga ana estetike, krahasuar me meshkujt, e vënë re menjëherë diçka që ka dalë dhe direkt i drejtohen mjekut. Melanoma mund të dalë tek një nishan ekzistues, por mund të dalë edhe në zona që nuk janë fare të ekspozuara nga dielli, për shembull tek femrat e shpeshtë është tek shputat e këmbës, në thonj dhe në vend të tjera që nganjëherë është e vështirë ta konstatosh vetë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al