Sfida e fituar e Ançelotit, sukses edhe me një mbrojtës!

Dec 27, 2024 | 15:22
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit mundi Seviljen në ndeshjen e fundit të vitit 2024, duke luajtur vetëm me një mbrojtës puro. Antonio Rydiger ishte i vetmi mbrojtës i pastër në formacionin titullar të Ançelotit. Lukas Vaskez, Kamavinga dhe Tçuameni ishin shokët e gjermanit në vijën e pasme.

anceloti

Një anësor i konvertuar si mbrojtës i djathtë dhe dy mesfushorë, njëri si qendërmbrojtës (Tçuameni) dhe tjetri si mbrojtës i majtë (Kamavinga). Nga 13 mbrojtjet e ndryshme që ka luajtur Ançeloti deri më tani këtë sezon, ajo ndaj Seviljes është më eksperimentalja dhe padyshim më e rrezikshmja. E gjithë kjo pasi italiani befasoi duke kthyer Kamavingën si mbrojtës i majtë dhe duke lënë dy specialistët e tij në atë pozicion në stol: Mendi dhe Fran Garsia. Megjithatë, nuk është hera e parë që trajneri i Realit luan me një mbrojtës të vetëm të pastër në katërshen e tij të pasme. Sezonin e kaluar ai përdori të njëjtën mbrojtje kundër Seviljes, apo Barcelonës.

PROBLEMI I MBROJTJES – Mungesat në mbrojtje kanë qenë shqetësimi kryesor i Ançelotit, sepse dëmtimet e Karvahalit dhe Militaos ndërlikuan gjithçka edhe më shumë. Trajnerit i është dashur të shpikë dhe të improvizojë në shumë raste. E gjithë kjo duke u lutur që Rydiger, i vetmi qendërmbrojtës i pastër që ka në ekipin e parë të mos dëmtohet dhe ai. Për momentin gjermani nuk po e heq këmbën nga gazi dhe është shpëtimi i Karlos.

Sepse duke filluar me gjermanin, skenari kritik i mbrojtjes e ka detyruar trajnerin nga Rexhiolo të mendojë shumë. Në krahun e djathtë, ku ka vetëm Lukas Vaskezin, iu desh të luante dy herë me Valverden dhe në ndeshjet e fundit me Asension në minutat e fundit. Në qendër të mbrojtjes ai zgjodhi vetë Asension dhe pas rikthimit të Tçuamenit, ai e ka bërë atë qendërmbrojtësin e tij të dytë. Në të majtë ai ka Mendi dhe Fran Garsia, por me të parin që ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin, ai vendosi të vinte bast për Kamavingën kundër Seviljes. E Ndaj Madridi u përball kundër Seviljes, me vetëm një mbrojtës të pastër. Më e vështira ende nuk ka ardhur për Ançelotin!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura