Sfida me Aston Vijën, Kejn dhe Bajern “tmerrojnë” skuadrat në tokën angleze

Oct 2, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Bajern Mynih do të zbarkojë ditën e sotme në Birmingam, ku do të “përplaset” me Aston Vilën, ndeshje e vlefshme për Champions. Pas suksesit të frikshëm kundër Dinamo Zagreb në shtëpi me shifrat 9-2, të besuarit e Vinsent Kompani do të kërkojnë një tjetër goleadë, ndonëse Aston Vila ka treguar se është një “kockë e fortë” kundër ekipeve të mëdha.

Harry Kane

Po ju prezantojmë me disa nga statistikat më pikante mes klubeve të mësipërme.

REKORDI NDAJ ANGLEZËVE Bajerni ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve kundër skuadrave nga Anglia. Kjo erdhi në çerekfinalet e 2022/23, kur u mundën 3-0 prej Mançester Sitit në ndeshjen e parë.

MOMENTI POZITIV Rezultatet e fundit gjithashtu nënkuptojnë se gjigantët nga Mynihu shkojnë në tokën angleze me shumë vrull, ndërsa përgatiten të përballen me skuadrën aktualisht të pestën në Premier Ligë. Fitorja hapëse 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në veçanti do t’i ketë mbushur me besim lojtarët e Vinsent Kompani në skenën kontinentale. Herri Kejn, Mishel Olize dhe të tjerët gjuajtën gjithsej 19 goditje kundër kampionëve kroatë. Kjo është pika më e lartë që çdo skuadër ka pasur në një ndeshje të Champions, që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 2003/04, ndërsa rekordmenët u bënë gjithashtu skuadra e parë që shënoi nëntë gola në një ndeshje të vetme në kompeticion.

NUMRAT E KEJN NË “VILLA PARK” Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në shtatë gola në gjashtë vizita konkurruese në “Villa Park” (pesë gola, dy asistime). Ai madje ka shënuar golin fitues atje në dy raste, duke finalizuar në minutën e 90-të për një fitore 2-1 të Totenhemit në nëntor 2014 dhe dopietë në triumfin 2-0 në mars 2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura