Reali i Madridit ndodhet në Francë për të luajtur sonte kundër Brest (21:00) në Ligën e Kampioneve.
Ekspedita e bardhë zbarkoi në aeroportin “Saint-Brieuc” dhe me të zbarkuar ka marrë një ftesë kurioze nëpërmjet Kilië Mbape.
Përgjegjësit e “Transat Kafé”, në Saint-Brieuc, i dërguan një mesazh privat sulmuesit francez në rrjetet sociale për ta ftuar të vinte dhe të pinte një kafe në biznesin e tyre.
“Pasi mësuam për vizitën tuaj në Saint-Brieuc, kemi nderin t’ju ftojmë të vini dhe të shijoni një kafe që ju ofrojmë në Transat Kafé, përpara ndeshjes. Do të ishte një kënaqësi e vërtetë t’ju mirëpresim ju dhe Realin në ambientet tona”, i shkruan ata Mbapesë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al