“Sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të diktaturës”- Lulzim Basha përkujton Havzi Nelën: 35 vite më parë regjimi gjakatar vari në litar poetin që i këndoi lirisë në mes të Kukësit

Aug 10, 2023 | 12:03
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar poetin Havzi Nela në përvjetorin e vrasjes së tij.

lulzim basha1

Lulzim Basha shkruan se 35 vjet më parë regjimi gjakatar vari në litar në mes të Kukësit poetin që i këndoi lirisë.

Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Lulzim Basha: 35 vjet më parë regjimi gjakatar vari në litar në mes të Kukësit Havzi Nelën, poetin që i këndoi lirisë. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë.

Në këtë 35 vjetor përulemi dhe nderojmë poetin martir që me sakrificën e tij frymëzon në qëndresën ndaj të keqes dhe padrejtësisë, dhe me mesazhet e tij të pavdekshme ndriçon rrugëtimin e pandalshëm drejt vlerave më të larta njerëzore, për liri, për demokraci, për Zot, Atdhe dhe familje.

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

365304749_841231614038736_5777060400985636381_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura