Sfidon sot Bajernin, Granit Xhaka: Rival Champions-i, por ne i ndalim

Sep 28, 2024 | 12:34
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga ora 18:30, Bajern Mynih dhe Leverkusen do të zbresin në “Allianz Arena”, kryendeshja e javës së 5-të në Bundesligës. Pikërisht kampionët do të luajnë ndeshjen e parë direkte për titullin e ligës kundër Bajernit të Vinsent Kompanisë.

xhaka

Një takim i vështirë që “Aspirinat” e Ksabi Alonso, ku do të duelojnë edhe brenda “mureve” të rivalëve, për të cilën ka folur edhe Granit Xhaka në intervistën dhënë mikrofonave të “Sky Sports DE”.

KUNDËRSHTARI-“Ky është një rival Champions-i. Kështu na tha trajneri sot. Sigurisht që ne e dimë sesa potencial kanë bavarezët dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri Vinsent Kompani në lojën e tyre. Ne kemi analizuar stilin e kundërshtarit, sigurisht, dhe ju tashmë mund të shihni se shumë gjëra po funksionojnë shumë mirë tek ata”.

PRESIONI-“Nuk është domosdoshmërisht më i madh, por i ndryshëm. Kur bëhesh kampion dhe fitues i kupave, presioni nga ana jonë padyshim duhet të jetë pak më i lartë, por kam ndjenjën se ne mund ta përballojmë presionin mirë dhe kemi përvojën për ta bërë këtë. Edhe të rinjtë po ecin shumë mirë. Një ndeshje në Mynih kundër Bajernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne mezi presim ta luajmë atë”, tha Xhaka.

OBJEKTIVAT – “Ne duam të luajmë në krye për aq kohë sa të jetë e mundur! Sigurisht që i kemi synimet tona brenda, por nga jashtë është tjetër gjë. Vitin e kaluar kemi bërë përparim të shkëlqyer me moton ‘merrini ndeshjet me radhë’ dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe këtë vit si sezonin e kaluar”.

KONKURRENCA NË MESFUSHË – “Çdo lojtar ka aspekte pozitive dhe negative, të mira dhe të këqija. Konkurrenca është vetëm e mirë dhe të bën të përmirësohesh. Personalisht, më pëlqen shumë dhe shpresoj që ta bëj edhe me lojtarët e tjerë, nuk kam një shok skuadre të preferuar në rolin tim, por mundohem ta shtyj veten në maksimum, pavarësisht se kë kam gjithmonë pranë. Komunikojmë shumë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë, i bindur se të gjithë djemtë do të jenë akoma të rëndësishëm dhe se do të harmonizohemi çdo herë e më mirë”, përfundoi Xhaka.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura