Shakira dhe Pike vazhdojnë të kenë diçka të përbashkët, ja çfarë e lidh akoma çiftin

Oct 1, 2023 | 12:32
SHPËRNDAJE

Ndarja e çiftit Shakira dhe Pike për një kohë të gjatë ishte kryefjala e mediave.fdgdf

Duket se dyshja vazhdojnë të kenë angazhime  të përbashkëta. Krahas fëmijëve, këngëtarja dhe ish-futbollisti, vazhdojnë të kenë një kompleks me tre shtëpi, që ende nuk po shitet kjo pasi nuk gjejnë dot blerës.

Mësohet se kostoja llogaritet në 15 milionë euro për tre rezidencat, ose 11.9 milionë vetëm për dy kryesoret, megjithatë është e lartë në krahasim me pjesën tjetër të zonës.

Shtëpia dhe trualli në të cilin është ndërtuar ka një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë. Ka pesë kate, me dy nëntokë. Ndër të tjera ka sallë lojërash, ambient studimi, bibliotekë, palestër, pishina, sallë kinemaje dhe fushë tenisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura