Analisti Lorenc Vangjeli, ka komentuar fitoren e Donald Trump si Presidentii 47-të i SHBA-ve dhe lidhjen e këtij të fundit me politikën shqiptare.
I ftuar në studion e emisionit Log, në News 24, Vangjeli u shpreh se opozita nuk i ka mundësitë shumë të larta për të ardhur në pushtet, referuar faktit që Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sakaq, ai shtoi se “në një vend kaq të madh siç janë SHBA, ne mund të bëhemi të mëdhenj gjithashtu, duke përafrazuar sloganin e z.Rama, me një Amerikë të madhe përsëri, ne mund të bëhemi të mëdhenj nëse e kuptojmë sa të vegjel e modestë jemi.”
Për mundësitë e heqjes së non-gratës së Berishës, Vagjeli tha se ai duhet të vijë në pushtet, teksa vazhdoi të shprehet ironikisht:Nëse vjen në pushtet, kushti i parë për të kaluar bregun të Atlantikut, ka vetëm një shans; të kalojë të kalojë me not oqeanin e mosbesimit të shqiptarëve.
Lorenc Vangjeli: Nëse ju e shumë kush në Tiranë, për fat të keq, ende, dikush e thotë me zë të lartë, dikush mendon, dikush e shpreson të ndodhë, dikush i duket se është një gjë e pashmangshme…duken që shanset e opozitës për të ardhur në pushtet janë minimaliste.
Ajo që do thënë, që është kryesorja, në një vend kaq të madh siç janë SHBA, ne mund të bëhemi të mëdhenj gjithashtu, duke përafrazuar sloganin e z.Rama, me një Amerikë të madhe përsëri, ne mund të bëhemi të mëdhenj nëse e kuptojmë sa të vegjel e modestë jemi.
Një nga arsyet e heqjes së non gratës është nëse vjen në pushtet. Berisha mund të kalojë oqeanin vetëm nëse kalon një oqean tjetër më parë. Nëse vjen në pushtet, kushti i parë për të kaluar bregun të Atlantikut, ka vetëm një shans; të kalojë të kalojë me not oqeanin e mosbesimit të shqiptarëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al