Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti i të rinjve dhe adoleshentja

Oct 31, 2024 | 12:44
SHPËRNDAJE

Një çift të rinjsh dhe një adoleshente janë arrestuar pasi akuzohet se kanë shantazhuar një 17-vjeçare duke i kërkuar para për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

arrestim

Në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale I.M., dhe bashkëshortja e tij, 24 vjeçarja me iniciale S.M., si edhe një 17-vjeçare, (me lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi të Matit.

“Është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime”, njoftoi policia.

Tre të arestuarit kanë përfituar nga 17-vjeçarja shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

 

 

 

 

Njoftimi i policisë:

Dibër

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare,  të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht   se tre shtetasit e arrestuar,  kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura