Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nisma për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi është një aventurë e kryeministrit Rama.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se është e papranueshme që të keqpërdoret feja bektashian, ndërsa theksoi se kjo është një shashkë e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet.
Meta u shpreh se përpjekjet për të promovuar tolerancën fetare janë të mirë pritura, por nisma të pa konsultuara “rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë”.
“Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashinjve dhe komunisteve fetare në vendin tonë hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të urdhrit bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale në mënyrë të njëanshme, të pa konsultuar dhe në kundërshtim me frymën e kushtetutës që sanksion se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat korruptive ku Rama është i përfshirë vetë.
Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promnovuar tolerancën fetare, por edhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendrën botërore të bektashizmit është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë.
Keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe cdo besimi tjetër për qëllime okulte është i papranueshëm”, tha Meta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al