Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bashkuan sot me Bashkimin Evropian dhe nëntë vende të tjera për të hartuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës dënojnë bashkëpunimin ushtarak në rritje midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, thanë vendet në një deklaratë të përbashkët.
Mbështetja “e drejtpërdrejtë” e Koresë së Veriut për Rusinë kundër Ukrainës përbën një “përshkallëzim të rrezikshëm” të konfliktit, paralajmëruan sot SHBA dhe aleatët e saj.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në bashkëpunim, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ekonomike, për t’iu përgjigjur rrezikut të paraqitur nga partneriteti midis Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe Rusisë”, thuhet në deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë urgjentisht të gjithë ndihmën për Rusinë për luftën e saj agresioni kundër Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen e trupave të saj,” thanë krerët e diplomacisë së Australisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al