SHBA deklaron se Izraeli nuk ka shkelur ligjin amerikan për ndihmat humanitare në Gaza

Nov 13, 2024 | 9:43
SHPËRNDAJE

Uashingtoni deklaroi dje se Izraeli nuk po shkel ligjin amerikan për ndihmat humanitare në Gaza.

yyy

Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për më shumë përparim, një muaj pasi paralajmëroi se do të pezullonte ndihmën ushtarake për aleatin e ngushtë, Izraelin.

Në një letër të datës 13 tetor, Sekretarët e Shtetit dhe Mbrojtjes së SHBA, Antony Blinken dhe Lloyd Austin i bënë një sërë kërkesash Izraelit në lidhje me ndihmën humanitare për Gazën, duke i dhënë 30 ditë kohë për t’u përgjigjur, raporton BBC.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha për Izraelin: “Ne nuk kemi vlerësuar se ata po shkelin ligjin amerikan. Situata e përgjithshme humanitare në Gaza vazhdon të jetë e pakënaqshme. Por në këtë letër nuk bëhet fjalë nëse gjejmë diçka të kënaqshme apo jo, por të shqyrtojmë veprimet që shohim”, tha ai.

“Veprimet që kemi parë, i konsiderojmë se po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha ai.

“Duam të shohim më shumë. Ne duam t’i shohim këto masa në fuqi për një periudhë kohore dhe në fund duam që këto masa të japin rezultate”, tha Vedant Patel.

Izraeli, megjithatë, nuk ka përmbushur një numër kërkesash të renditura në letër, veçanërisht nevojën për të lejuar 350 kamionë me ndihma humanitare në enklavën palestineze çdo ditë.

Vedant Patel tha se Shtetet e Bashkuara kanë parë “disa përparime” në ndihmë, siç është hapja e kalimeve të reja në Rripin e Gazës.

“Në fund të 30 ditëve, ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar (situatën) dhe nëse nuk shohim rezultate në terren, atëherë sigurisht që do të bëjmë vlerësimet e nevojshme në lidhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, sqaroi ai.

Administrata Biden do të qëndrojë në detyrë edhe për disa javë të tjera deri sa Presidentit i sapozgjedhur Donald Trump të marrë postin në janara të 2025. Trump ka premtuar më shumë liri aleatit të tij izraelit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk e kanë “humbur shpresën” për të arritur një armëpushim në Gaza, pavarësisht se Katari pezulloi ndërmjetësimin e tij, duke akuzuar Izraelin dhe Hamasin se nuk treguan “vullnet dhe seriozitet”.

“Ne po vazhdojmë një numër të caktuar iniciativash për të arritur lirimin e pengjeve. Këto janë në vazhdim. Ne nuk e kemi humbur shpresën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura