SHBA dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, paralajmëron për sanksione: Përpjekje e dështuar për t’u hakmarrë

Oct 2, 2024 | 17:54
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë sulmin me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit një përpjekje të dështuar për t’u hakmarrë për vdekjet e terroristëve të njohur, dhe i kërkuan Kombeve të Bashkuara të dënojnë sulmin.

ambasadorja e SHBA ne okb

“Ky është një moment që ky këshill të flasë me një zë dhe të dënojë Iranin për sulmin e tij të paprovokuar kundër një shteti tjetër anëtar”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas Greenfield, raporton AP.

Duke fajësuar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Theomas-Greenfeld ka thënë se sulmi “nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtës”.

“Vendimi për të lëshuar rreth 200 raketa balistike në Izrael nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtje. IRGC-ja nuk po mbronte Iranin nga kërcënimet nga një shtet tjetër anëtar. Në vend të kësaj, IRGC-ja po vepronte në solidaritet me Hezbollahun pas vrasjes së Nasrallahut, i cili udhëhoqi një grup terrorist që ka në duart e tij gjakun e mijëra amerikanëve, libanezëve dhe izraelitëve”, ka deklaruar Thomas-Greenfield.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura