SHBA e ka shpallur “non grata”/ Berisha tregon nëse ka kontakte me ambasadën amerikane në Tiranë: Që pas largimit të Yuri Kim…

Nov 18, 2024 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka kontakte të pandërprera me ambasadat e vendeve perëndimore, përfshirë edhe ambasadën amerikane, vend i cili e ka shpallur atë non grata.

berisha ambasada e shba

I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se me ambasadën amerikane kontaktet janë periodike dhe normale që pas largimit të ambasadores, Yuri Kim, të cilën Berisha e konsideroi më të korruptuarën.

A keni kontakte me ambasadën amerikane?

Berisha: Mund tu pohoj se me cdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme. Kjo parti është e hapur, për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike. Me ambasadën amerikane pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare, pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura