SHBA do të ndalojë dërgesat e prezervativëve në Gazë.
The Independent raporton se SHBA kishte planifikuar të dërgonte prezervativë me vlerë 50 milionë dollarë në Gazë.
Por sekretarja e re shtypit tha se këto janë një kosto dhe humbje e kotë e parave të taksapaguesve amerikanë.
“Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk dhe Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin (OMB) zbuluan se rreth 50 milionë dollarë të taksapaguesve do të shkonin për prezervativët në Gaza”, u tha Karoline Leavitt gazetarëve në konferencë.
“Kjo është humbje e kotë e parave të taksapaguesve”, tha Leavitt në konferencën për shtyp.
Prezervativët janë një ndër elementët më të zakonshëm të dërgesave të ndihmës së huaj.
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) thotë se prezervativët luajnë një “rol të rëndësishëm në përpjekjet e USAID-it për parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV-it”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al