Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se shembjen e aksit “Korçë-Ersekë” e ka paralajmëruar rreth një javë më parë, teksa shton se rrezikon të përsëritet edhe në akse të tjera.
“Shikojini rrugët e Rilindjes, shikoni rrugën Kardhiqit atje si ikën makina, duhet pasur kujdes se del nga rruga, shikoni atë për në Ersekë, shikoni se si shkon rruga atje, 10 mln euro km, 15 mln euro km atje, rruga e pafilluar akoma, duhet të kesh kujdes”, deklaroi Meta më 10 shkurt.
Në një postim në FB, kreu i PL-së thekson se “Rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të ‘Rilindjes’.”
Meta shton se veprat më të mëdha të qeverisë Rama, sipas tij, janë “gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor”.
“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”.
“Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!
Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri!”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al