Shënohen 1000 ditë nga agresioni rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës

Nov 19, 2024 | 19:43
SHPËRNDAJE

Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës

467456914_898388655781263_3189505172274250152_n

Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.

Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.

467456914_898388655781263_3189505172274250152_n 467845689_898388645781264_8671249809949109791_n 467536584_898388649114597_8539178925024042639_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura