Mesfushori shqiptar, Eduard Rroca shënoi një gol fantastik në sfidën që Keçiorengucu zhvilloi në shtëpi ndaj Korum.
Në minutën e 36-të ai kaloi ekip e tij në avantazh 2-1 me një gol “alla-Mesi”. Një gjuajtje nga goditja e dënimit jashtë zone ka përfunduar në fundin e rrjetës së kundërshtarëve, duke “çmendur” tifozët turq. (VIDEO)
Por në fund miqtë triumfuan me shifrat 2-3. Kujtojmë se ky është goli i dytë për 31-vjeçarin në kampionatin turk në këtë sezon, ku ka luajtur 8 ndeshje. Ndërkohë ka dhënë edhe një asist.
Falë këtij goli, ai është zgjedhur pjesë e formacionit të javës në ligën e parë turke.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al