Shënoi gol në dy ndeshje radhazi, Seferi vjen në grumbullimin e Kombëtares me kartonin e kuq që nuk e pa askush

Oct 5, 2024 | 17:20
SHPËRNDAJE

Taulant Seferi nuk ka mundur të vazhdojë serinë e golave në kampionatin turk të futbollit, ku në dy ndeshjet e mëparshme kishte tundur rrjetën me fanellën e Bodrumspor. Sulmuesi në fakt ka qenë protagonist i ndeshjes, por me një karton të kuq.

seferi

Në pjesën e parë të takimit ndaj Kasëmpasha, Seferi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në minutën e 22-të. Ndërkohë, në minutën e 45-të, sinjali i transmetimit u shkëput dhe pas kthimit 3 minuta më vonë, u pa thjesht Seferi duke dalë nga fusha e lojës pasi kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, siç shpjegon “Ajansspor”.

seferi

Padyshim ky nuk është motivimi i duhur për sulmuesin shqiptar para ndeshjeve të kuqezinjve, të cilëve ai do u bashkohet të hënën për të nisur grumbullimin për sfidat ndaj Çeklsë dhe Gjeorgjisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura