Shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë, Interi me postim special për… Asllanin

Oct 14, 2024 | 21:34
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani u shndërrua në hero te Kombëtare e Shqipërisë, duke shënuar golin e fitores në triumfin 0-1, që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Ky gol duket se ka bërë krenar edhe klubin e Interit, që pas duelit të sotëm, i ka dedikuar një postim special në faqen zyrtare, mesfushorit shqiptar.

ASLLANI

“Aslla për fitore”, shkruan klubi i Interit, duke publikuar një foto të mesfushorit të Shqipërisë me fanellën zikaltër. Të shumta kanë qenë komentet pozitive në mbështetje të Asllanit në këtë postim:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura