Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Cërrik, dyshimet e policisë

Nov 12, 2024 | 13:15
SHPËRNDAJE

Dy vëllezër kanë përfunduar në Komisariatin e Cërrikut, pasi janë konfliktuar me sende të forta.

policia

Policia e Elbasanit bën me dije se shtetasit A. H., 59 vjeç dhe S. H., 51 vjeç dyshohet se janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasit A. H., 59 vjeç dhe S. H., 51 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura