Sherr masiv mes dy grupeve rivale në Itali, plagoset me thikë një 25-vjeçar shqiptar! Ja si paraqitet gjendja e tij

Sep 8, 2024 | 22:23
SHPËRNDAJE

Një djalë 25-vjeçar shqiptar banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, u godit me thikë në kulmin e një sherri që shpërtheu në Stradella në Oltrepo, Itali.

sherr

Sipas hetimeve fillestare, dy grupe rivale, shqiptarë dhe egjiptianë, u përleshën për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa në spital ndodhen dhe 6 persona të tjerë me plagë më të lehta.

Përleshja, sipas mediave italiane, përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura