Një sherr mes të miturve është regjistruar sot në Korçë, ku ka mbetur i lënduar një 12-vjeçar.
Policia bën me dije se dy të mitur janë konfliktuar teksa po loznin futboll dhe pas sherrit njëri ka mbetur i lënduar me gur.
I mituri po merr ndihmnë mjekësore, ndërsa 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.
12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë ku pas një sherri mes të miturve në Tiranë, mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, ndërsa shoku i tij u dërgua në spital me disa plagë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al