Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë bashkëshortin e motrës së tij.
Sherri, sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe tashmë agresori është arrestuar nga policia.
I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi; 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al