Sherri Konseisao-Kalabria, zbulohen prapaskenat/Gjithçka nisi me praninë e lojtarëve në një koncert

Jan 26, 2025 | 22:56
SHPËRNDAJE

Sherri i pazakontë në përfundim të ndeshjes mes Milanit dhe Parmës ka marrë vëmendjen në Itali më shumë se fitorja e vështirë e kuqezinjve në shtesën e takimit.

Screenshot_24

Përplasja mes Konseisaos dhe Kalabrias tashmë është në epiqendër të vëmendjes, teksa pak nga pak po zbulohen edhe detajet e arsyes pse situata u tensionua mes dy kuqezinjve.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, nervozizmi në klub ka qenë i dukshëm në këto ditë që kur Konseisao ka zbuluar se disa prej futbollistëve kishin qenë të pranishëm në një koncert në ditët para kësaj ndeshje delikate.

Përveç Kalabrias, aty kanë qenë edhe Loftus-Çik, Teo Hernandez dhe Kamarda, të cilët sipas trajnerit duhej të kishin shmangur këtë eveniment publik edhe për vetë situatën që po kalon ekipi.

Pastaj ajo që bëri të shpërthente sherri me Kalabrian, ishte reagimi i këtij të fundit në momentin e zëvendësimit, kur fluturoi një shishe me ujë dhe goditi disa herë pankinën i nervozuar. Palët nuk janë në raporte të mira që kur Kalabria mësoi se edhe Konseisao do të respektonte vendimin e Fonsekës, i cili i kishte hequr shiritin e kapitenit. Ndaj thjesht pritej momenti i shpërthimit të paralajmëruar mes të dyve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura