Detaje të reja dalin lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, degjeneroi në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.
Nga konflikti i dhunshëm mbetën të palgosur dy persona. Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa në sherr në total u përfshinë 12 persona mes tyre edhe punonjës policie.
Konflikti dhunshëm ndodhi përballe një biznesi restorant.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot arrestimin e tetë personave të përfshirë në konflikt, mes të arrestuarve janë 4 punonjës policie.
Bëhet fjalë për:
1. A. S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”). Sipas AMP efektivi me iniciale A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.
2. I. S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.
AMP njofton se u ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
NJOFTIMI I AMP
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al