Një sherr i nisur në rrjetet sociale ka përfunduar në përleshje fizike me sende të forta mes një grupi të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 dhjetor) në Tiranë, ku policia ka shoqëruar 3 të rinj të përfshirë në sherr ndërsa një i katërt mësohet se po kërkohet nga policia.
Sipas të dhënave paraprake sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok.
Një prej personave të përfshirë ka pësuar lëndime të lehta në trup, ndërsa mësohet se i dëmtuari është djali i një oficeri krimesh në Policinë e Shtetit, raporton News24.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al