“Shfaqje degraduese të pakicës”- Anulimi i seancës plenare, Spiropali i përgjigjet Bardhit: Ftoj autorin e goditjes me këmbë karrigeje të reflektojë

Oct 10, 2024 | 9:48
SHPËRNDAJE

Anulimi i seancës plenare ka përplasur kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ky i fundit dënoi si antikushtetuese vendimin per anulimin e punimeve te Kuvendit. 

bardhi spiropali

LEXO EDHE: “Nuk është bërë asnjë konsultim”- Anulimi i seancës plenare, reagon Grupi Parlamentar i PD: Është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik

Spiropali ftoi Gazment Bardhin dhe opozitën që të reflektojnë mbi degradimin etik- siç thotë aj- që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

“Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional”, thuhet ne reagim.

 

Reagimi i Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.

Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura