Ditën e sotme, me datë 11 Nëntor u promovua libri i Mero Bazes “Shi me baltë”. Ky libër, ndryshe nga herët e tjera vjen me poezi të mbledhura në vite. Libri botohet nga UET Press dhe vjen me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.
Të pranishëm në promovim ishin figura të njohura të gazetarisë dhe politikës. Nuk mungoi kryebashkiaku Veliaj dhe kryeparlamentarja Spiropali.
Por edhe figura të letërsisë e gazetarisë si Rudina Xhunga apo shkrimtarë si Rudolf Marku e Preç Zogaj. I pranishëm ishte dhe botuesi i UET Henri Çili.
Ndër ato që mbajtën fjalime ishte dhe autori i parathënies së librit Ilirian Zhupa, Ilir Yzeiri dhe Preç Zogaj dhe vetë njeriu i mbrëmjes, Mero Baze.
Baze në fjalimin e tij theksoi edhe njëherë rëndësinë e tejskajshme që duhet të ketë kultura me letërsinë dhe sesi shumë shkrimtarë të mëdhenj e kanë filluar nga gazetaria por përmendi se edhe ato që nuk kanë bërë gazetari kanë mbetur shkrimtarë mediokër.
Ai tha se me sfidat e sotme që i vijnë gazetarisë nga inteligjenca artificiale dhe informacioni në masë, gazetarët po lexojnë pak dhe duhen ruajtur dhe inkurajuar ato që merren dhe me letërsi, si kritikë letrarë. Mbrëmja dhe koktejli ishin përndryshëm të qetë dhe të hareshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al