Shifrat/ Deri tani 325 të lënduar. 392 thirrje në qendrën e koordinimit të urgjencës

Nov 26, 2019 | 8:18
SHPËRNDAJE

 

spital-durres-1-768x432Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin.  Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Në QSUT, 60 raste. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura