Shifrat kapën “10 milionë”, ministri Taulant Balla pret turistët e fundit për këtë vit në Rinas

Dec 31, 2023 | 22:42
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në mjediset e aeroportit ‘Nënë Tereza’ turistët e fundit që kanë hyrë në vendin tonë.

Taulant balla

Balla ka shfrytëzuar këtë moment edhe për t’iu uruar atyre nisjen e Vitit të Ri 2024.

Ministri i Brendshëm trokiti gotat e urimit me disa prej tyre.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh në Shqipëria u shënua hyrja e 10 milionë turistëve brenda këtij viti, duke kaluar kështu çdo pritshmëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura