Shikoni një operacion te “Shefqet Ndroqi”, si vendoset unaza në zemër

Jan 7, 2017 | 15:49
SHPËRNDAJE

Ora News ndoqi nga afër kryerjen e një Angiografi koronare, e thënë më thjeshtë vendosjen e unazave në zemër.

Interventi u krye në Spitalin Universitar ” Shefqet Ndroqi” e cili është akredituar si institucion spitalor dhe funksionon jo si një spital rajonal pasi ka zgjerim të shërbimeve duke u përfshirë në zbatimin e paketave shëndetësore si dhe në trajtime kimioterapie për të sëmurën onkologjik që kryeheshin vetëm në shërbimin e onkologjisë në QSUT.

Paceinti paraqitet në spital, menjëherë prenoton konsultat, kryerjen e ekzaminimeve, interventeve në varësi të problematikave shëndetësore apo specifikës së sëmundjeve. Pasi paraqet dokumetacionin në informacion e spitaleve, pacienti shoqërohet nga punonjësit të cilët janë vënë në dispozicion vetëm për orientimin e pacientëve.

Ndërhyrja do të kryet në sallën e hemodinamikës. Pacientit Ali Shakrama, 73 vjec dhe është gati për kryerjen e koronarografisë. Mjekët kanë përgatur sallën ku do të kryet interventi.

Një te tillë sfidë me shëndetin 73 vjecar e ka kaluar në muajin nëntor të këtij viti kur ka bërë dhe ndërhyjen e parë. Për shkak të problemeve të vazhdueshme me zemrën, mjekët kardiolog në spitalin “Shefqet Ndroqi” panë të arsyeshme një tjetër ndërhyrje në arteriert e zemrës.

Mjekët nisin ndërhyjen për kryejen e Angiografisë koronare.

Pacientit rri zgjuar përgjatë gjithë kohës së ndërhyrjes. Interventi po kryhet pas injektimit të anestesizë lokale.

Mjeku Kardiolog, hemodinamist Meriton Siqeca tregon procedurën se si kryet koronarografia dhe teknika e ndjekur në një ndërhyrje të tillë.

Përmes imazheve, mjeku tregon edhe fazën finale kur një arterie e bllokuar hapet tërisht dhe nis funksionon e saj normal.
Kohëzgjatja e ndërhyrjes është në varësi të llojit të interventit dhe gjendjes së pacientit. Por vendosja e një unaze në zemër zgjat 30 min -1 orë.

Mjekët kardilog, infermierët përfunduan sukseshëm ndërhyrjen në vendosjen e stendës në arterie të pacientit 73 vjeçar.

Interventi u finalizua me sukses.

Stafi i mjekëve kujdeset për paceintit në këtë moment post ndërhyje. Pas këtij momentit, pacienteti transportohet në reanimacionin e këtij spitali nën kudjesin intensive të mjekëve.
Në harkun kohor të një vitit janë realizuar 900 koronarografi. Mjekët pohojnë se nuk ka mungesa të medikamenteve apo avari të aparaturave në të cilët trajtohen raste të tilla.

Me këtë ritëm, në 2017 pritet të realizohen 1200 raste.

Por përse është rritur numri i personave që kryejnë koronarografi?

Agron Meshi: “Diabeti është rritur në numër, hipertensioni po shfaqet në mosha të reja, duhanpirja po ashtu është shumë e përhapur, abuzimet me kolesterolin dhe duke ecur përpara industrializimi rritet dhe stresi”  

Mjekët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” punojnë me intenstitet, ku në një ditë kryehen minimalisht 5 ndërhyje të tilla dhe maksimalisht 8 koronare.

Arteriet e 73 vjecarit i janë kthyer normalitetit , por i dhe pacientë të tjerë në fazën post-ndërhyrje duhet të zbatojnë me rigorozitet rekomandimet e mjekëve.

Spitali “Shefqet Ndroqi” po përballet me fluks të pacinteve, për shkak të rritjes së sëmundshmërisë, dhe për moszbatimin e sistemit të referimit nga ana e pacientëve dhe nga spitalet rajonale. sss

Këtë thënie në shenjtores “Nënë Tereza” synojnë të zbusin trishtimin e qindra personave që kanë nevojë për ndihmën e mjekut; një pjesë e të tillë arrijnë të dalin të trjatuar nga spitale dhe të tjerë që vijojnë betejenë e tyre me vdekjen për shkak të sëmundjeve të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura