“Shikoni sa vjedh Balluku”- Thirrja e Sali Berishës: Vezë dhe domate fytyrës hajdutëve! 17 km e rrugës Korçë-Ersekë u ndërtuan me 54 milionë euro

Oct 18, 2024 | 19:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje për revoltë dhe mosbindje civile. Nga protesta e cdo nate në Rrugën e Shpresës, ai tha se 18 km e dyta të rrugës Korçë-Ersekë u ndërtuan me një kosto tepër të lartë prej 54 milionë eurosh.

berisha

Po ashtu Sali Berisha iu drejtua të gjithë qytetarëve, duke i kërkuar që t’i gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë zyrtarët hajdutë.

“Edhe kanë moral këta të kërkojnë vota. Qytetarë dhe qytetare, vezë dhe domate kudo që ti gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që ti gjeni. Mos i lejoni të bëjnë një hap në rrugët dhe rrugicat tuaja. Këta duhet ti damkosni”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Berisha: Dje Edi Rama tha se përfundoi rruga Korçë-Ersekë, rruga Korçë-Ersekë përfundoi pas 13 vitesh. Për ndërtimin e 17 km rrugë u deshën 11 vite. 18 km e para të rrugës Korçë-Ersekë përfunduan brenda dy viteve me një kosto 800 mijë euro km. Merrni të dhënat dhe shihni. Cfarë ndodhi me 17 km e tjera? Nëse 18 km e para u ndërtuan me 15 mln euro, 17 km e dyta të rrugës u ndërtuan me 54 mln euro. U ndërtuan me një çmim 4 herë më të lartë. Shikoni sa vjedh Edi Rama dhe lubi Balluku. Rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan në 3 milionë e 400 mijë km. Këto nuk shkojnë për të sëmurët dhe shkollat, por shkojnë për vilat dhe për kontot e fryra bankare. Edhe kanë moral këta të kërkojnë vota. Qytetarë dhe qytetare, vezë dhe domate kudo që ti gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që ti gjeni. Mos i lejoni të bëjnë një hap në rrugët dhe rrugicat tuaja. Këta duhet ti damkosni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura