Policia ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi akuzohen se përgatisnin dhe shisnin doza kanabisi.
Policia ka arresuar të riun, Simon Hitaj. Ndërsa e ka pësuar edhe shtetasi turk që bleu drogën, Berat Sayalioglu, i cili po ashtu u vendos në pranga.
Sipas bluve, 23-vjeçari dhe shtetasi me iniciale Xh. B., i shpallur në kërkim, dyshohet se bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira i shpalluri në kërkim, u gjetën 5 kg kanabis dhe 2 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u arrestua 24-vjeçari B. S., banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Collaboration 1”.
Zbulohet një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit. Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.
Vihet në pranga një 23-vjeçar, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, bashkëpunëtorë për përgatitjen dhe shitjen e dozave të kanabisit.
Vihet në pranga dhe një shtetas turk, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 1”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 2 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al