Policia e Dibrës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 30-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Njoftimi i policisë:
Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, finalizohet operacioni i koduar “Take the moment”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në zbatim të planit operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Take the moment”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.B., 30 vjeç, banues në Burrel.
Gatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L.B., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al