Shiu i rrëmbyeshëm përfshin Evropën Qendrore dhe Lindore, 4 persona gjendet të pajetë në Rumani

Sep 15, 2024 | 7:09
SHPËRNDAJE

Evropa qendror dhe ajo lindore janë përfshirë nga moti i keq me reshje të rrëmbyera shiu.

rumani

Rumania ka ngritur kampe zhvendosjeje dhe ka nisur operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet vranë të paktën katër persona dhe shkatërruan mijëra shtëpi në lindje të vendit.

Varkat dhe avionët ushtarakë po përdoren për të lëvizur njerëzit në vende të sigurta dhe kryeministri Marcel Ciolacu ka thënë se prioriteti tani është parandalimi i humbjeve të mëtejshme të jetëve.

Shirat e shumtë kanë fryrë lumenj duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Sllovaki dhe Hungari.

Barrierat nga përmbytjet në kryeqytetin çek Pragë janë ngritur, ndërsa në disa pjesë të Polonisë banorët janë evakuuar.

Katër personat e vdekur u gjetën në rajonin juglindor rumun të Galatit gjatë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi, konfirmuan shërbimet e urgjencës për agjencinë e lajmeve AFP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura