Shkak tradhtia? Aktori i njohur Arben Derhemi i jep fund martesës disavjeçare me bashkëshorten e tij! Çifti “fshijnë” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Sep 18, 2024 | 15:11
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur, Arben Derhemi raportohet se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi.

Çifti, prindër të një vajze Darlin e cila erdhi në jetë në vitin 2009, dyshohet se janë ndarë për shkak të tradhtisë së aktorit, sipas “Popart”.

Ish-moderatorja raportohet se nuk e ka falur tradhtinë e tij dhe kanë marrë vendim për t’u ndarë.

Gjithashtu shihet se çifti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, madje kanë “zhdukur” edhe fotot e përbashkëta.

Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.

Ndër të tjera aktori ka bërë të ditur së ky serial do të rikthehet së shpejti me seri të reja.

arben derhemi Iva Korumi arben derhemi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura