Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin në aksin “Levan-Qarr” me 4 të plagosur dhe ku ngordhën 37 bagëti të imëta.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa i riu me iniciale L. Dh., banues në fshatin Pishporo, akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Levan-Qarr”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 28 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi ka goditur me grusht dhe me sende të forta një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al